DASHURIA

DASHURIA

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon

7 Comments so far

  1. gresa saiti on March 8th, 2013

    kjo poezi me habiti edhe kjo poezi eshte e mir shum me habiti

  2. elif on April 1st, 2013

    Ky status eshte:
    Per ato vajza qe enderrojne princin e tyre.
    Per ato vajza qe rilexojne sms-et e tij cdo sekond.
    Per ato vajza qe emocionohen sa here e shikojne ate dhe zemra e atyre rreh fort.
    Per ato vajza qe qajne naten per dike dhe ne mengjes zgjohen me nje buzeqeshje.
    Per ato vajza qe arrijne te dashurojne dike me gjith shpirt dhe jo te duan dike per pasuri.
    Per ato vajza qe enderrojne te martohen me ate qe duan.
    Per ato vajza qe dine vleren e dashurise.
    Per ato vajza qe vuajne ne heshtje per dike.
    Per ato vajza qe ekzistojne per dike!

  3. Nita on April 3rd, 2013

    Teper bukr sa do te doja te isha nje poete sikur ju

  4. Nita on April 3rd, 2013

    I love poems that inspire mi

  5. albana on April 5th, 2013

    1000 i shoh
    100 i takoj
    10 porpozoj
    1 dashuroj
    (L) (L)

  6. xhoana on August 8th, 2013

    cdo pike shiu qe bije mbi xham
    per ty esht nje puthje qe ste kam pran

  7. nita on January 6th, 2014

    shume romantike per mua!!!!

Leave a reply